Biblioteka Universitare priti sot në një takim letrar shkrimtaren e re Eralda Baze, autore e romanit “Dielli më perëndon në Lindje”. Pas disa takimesh të suksesshme që ajo ka pasur në disa qytete të rëndësishme të kulturës sonë ku romani në fjalë është pritur me shumë interes, autorja dhe botuesi Schnell, zgjodhën Universitetin “ Luigj Gurakuqi ”, për takimin e saj të radhës.

Në sallën e bibliotekës “ Vehbi Bala”, kishim lexuesin model që do ta dëshironte çdo shkrimtar, studentë të degës letërsi dhe gazetari, pedagogë dhe mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë të cilët u njohëm me trajtesa mbi romanin “Dielli më perëndon në Lindje”, sipas programit:

  • Prof.as. dr. Arben Prendi, “Fati i femrës shqiptare në shoqërinë e tranzicionit” Intermexo me lexime nga romani
  • Dr. Ermira Alija, “ Sarkazma dhe kategorizimi dy shkak-pasoja që ndërrojnë rolet “ Intermexo me lexime
  • Dr. Ermira Ymeraj , “Veçori të ndërtimit të personazheve letrare “Intermexo me lexime, 2 lexime

Takimi u mbyll me një bashkëbisedim me autoren Eralda Baze, me pyetje e diskutime.

Autorja ndau me lexuesin përvojën e saj por edhe u njoh me disa mbresa dhe vlerësime për romanin e saj nga pedagogë dhe studiues të letërsisë si edhe me disa mbresa e vlerësime nga studentët tanë.