Sot me dt. 04.09.2021 ora 10:30, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore, u zhvillua promovimi i librit më të fundit të autorit, Ndue Sanaj, “Kujtimet e një ushtaraku – 45 vite jetë ushtarake”.
Në këtë aktivitet kulturor ishin të pranishëm Znj. Valbona Bërdica, drejtore e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Z. Gjergj Liqejza, konsull i nderit i Austrisë në Shkodër, kolegë, ushtarakë, historianë, poet dhe mjaft të ftuar te tjerë.
Referatin kryesor e mbajti konsulenti Kolonel Flamur Muça.
Në fund të kësaj veprimtarie, autori i librit, Ndue Sanaj, shprehu falenderimet e tij për vlersimin qe ju bë punës dhe krijimtarisë në fushën e historisë ushtarake dhe sidomos librit të tij më të fundit “Kujtimet e një ushtaraku”
Historia e Shqipërisë është nje histori e lavdishme lufte dhe qëndrese për liri dhe pavarësi, e mbushur po kështu, me figura te lavdishme komandantësh dhe ushtarakësh, të cilët kanë drejtuar me dinjitet te rrallë beteja heroike. “Kujtimet e një ushtaraku ” përmban kujtimet më mbreslënëse, që në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Skënderbej” dhe deri në vitin 2003, që autori del në pension, plot 17 kapituj. Një jetë e gjatë pune, me një idealizëm të jashtëzakonshëm.
Postime Së Fundi
- Pasurimi i Fondit të Fakulteteve me librin“ Metodat e kërkimit social”,edicioni i gjashtë
- Vizita në bibliotekë nga stafi i Universitetit Vechta, Gjermani
- Bisedë me botuesin dhe studiuesin Z.Frano Kulli
- Vizita e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner,në bibliotekë
Promovimi i librit “Kujtimet e një ushtaraku – 45 vite jetë ushtarake”