arjeta
Ditën e hënë, me 20 dhjetor 2011, në orën 11.00, në sallën “Walter Höflechner” të Bibiliotekës Universitare Shkencore Shkodër, u promovua libri antologjik  “Antologji e poezisë malazeze”, përzgjedhur e  përkthyer nga Dimitrov Popoviq.
Aktiviteti u organizua nga  Bibilioteka Universitare Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Onufri”.
Në këtë aktivitet qenë pjesëmarrës njerëz të letrave të qytetit të Shkodrës, pedagogë të gjuhës dhe letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, botues, përkthyes, studentë etj.
Fjalën e hapjes e mbajti Hasan Lekaj, më pas përshëndetën aktivitetin përkthyesi i këtij vëllimi Dimitrov Popoviq si dhe redaktori i librit Refik Kadija. E përgëzoi botimin e kësaj antologjie shkrimtari shkodran Skender Temali si dhe botuesi i “Onufrit” Bujar Hudhri, i cili i dhuroi Bibliotekës Universitare pesë vëllime të antologjisë.
Në këtë vëllim janë të përfshira 105 poezi të përzgjedhura nga 40 autorët më të njohur të Malit të Zi.