Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është bërë promovimi i vëllimit të tretë të librit “Secili çmendet simbas mënyrës s vet” i shkrimtarit Stefan Çapaliku.
Është kthyer në një tradit që secili nga vëllimet e këtij libri të promovohet në një hark kohor prej një viti. Shkrimtari Stefan Çapaliku shprehet se cikli i vëllimeve do të mbyllet pas botimit të vëllimit të katërt të këtij libri. Vëllimi i tretë i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” merret me periudhën 1991-1997, postkomunizmin shqiptar.Promovimi i librit u shoqërua nga një diskutim letrar dhe bashkëbisedim mes kritikut Xhahid Bushati dhe autorit Stefan Çapaliku.
Ky takim u shoqërua edhe nga leximet e pjesëve të caktuara të romanit, nga aktori Enver Hyseni.