Kontributi i arbëreshëve në Lëvizjen Kulturore Shqiptare, botuar dhe kuruar me shënime për lexuesin shqiptar nga QSPA, (Qendra e studimeve dhe publikimeve për arbëreshët), i janë dhuruar së fundmi Bibliotekës Universitare “Luigj Gurakuqi”. Në fokusin dhe qëllimet institucionale të qendrës, kryesuar nga prof. as. dr. Diana Jup Kastrati, aktualisht drejtoresha e këtij institucioni është jo vetëm publikimi i studimeve mbi dhe për arbëreshët, po dhe tejçimi i këtij kontributi në çdo bibliotekë për të qenë i gjithë lexuesve. Një varg punimesh të botuara nga kjo qendër, ndriçojnë pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së arberëshëve në ndihmë të zhvillimit të nacionalizmit gjatë shekullit XIX. Kontribute të tilla janë dëshmi se institucionet kulturore po i ofrojnë lexuesit shqiptar veprimtarinë e komuniteteve shqipfolëse të diasporës së hershme shqiptare duke ringritur ura komunikimi me arbëreshët dhe politikat identitare të tyre, që i shërbenin projektit të komb-formimit dhe homogjenizimit kulturor në Shqipërinë tonë. Për studiuesit shkodranë, për trupën e profesoriatit të departamentit “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”, për studentët e këtij profili, për lexuesin e përhershëm vijnë autorët:
1. Giusepe Scirio Junior me botimin: “Histori e letërsisë shqipe”. Studiuesit e sotëm e dinë se në gjithë këto vite po mungon hartimi dhe botimi i një historie të letërsisë shqipe gjithpërfshirëse, përpjekjet për hartimin e të cilës përgjatë këtyre dy shekujve nuk kanë munguar. Studiuesit tek kjo vepër do gjejnë të memorizuar kontribute letrare të autorëve shqiptarë mbledhë e shqyrtuar nga Scirio Junior.
2. Michele Machiaro në veprën e tij “Kolonitë shqiptare të Italisë dhe letërsia e tyre”, sjell dëshmi historike e letrare për autorë që vepruan e shkruan në kolonitë e tyre pas emigrimit politik të 1444-ës. Këto dëshmi zgjerojnë pikëshikimet të politikës identitare në ruajtjen e trashëgimisë kultuore.
3. Dhimitër Kamarda, autor i veprës “Për një shqipe të gjithakahshme dhe të gjithakundshme e të tjera vepërza”, trajton problemet e shtrirjes dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, veprë që mbart interes për studiuesit e gjuhës shqipe.
4. Francesk Santori me veprën “Bija e mallkuar”, titull që sugjeron analiza, studime mbi autorë dhe vepra. E pasurme apparat shkencor, shënimet kritike vijnë në ndihmë për të studiuar rrugën e argumentimit dhe kritikës.
5. Angelo Maschi, autor i “Fjalimi i këshilltarit të shtetit”, përcjell e pasqyron hulumtimin e tij mbi origjinën, zakonet dhe gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Mbretërinë e Napolit. Kjo vepër sugjerojmë se shpreh interes edhe për studiuesit e historisë, antropologjisë e folklorit.
6. Emri i gjuhëtarit dhe albanologut gjerman Maximilian Lambertz, i vyer dhe i njohur për kontributin e tij në dëshmitë e njohjen e shqipes, botohet me veprën “Studime arbëreshe”, vepër që zgjeron fokusin e studimeve dhe mbi kolonitë shqiptare të Italisë.