Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Credit Mobility mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit Vechta, Gjermani, stafi i përbërë nga Steven Zurek, Kerstin Abeln, Silke Bullermann, Franziska Thie, Hubert Hill, Christian Meyer dhe Mathias Krug bëri një vizitë në Bibliotekën Shkencore të Universitetit, me datën 10 maj.
Vizitorët nga Vechta u njohën me fondet e bibliotekës, burimet e shërbimet e informacionit që ofrohen për studentët dhe stafin akademik.
Diskutimet u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e ndërkombëtarizmit dhe mbështetjes për studentët, duke krijuar një ambient të frytshëm për bashkëpunim dhe zhvillim akademik.