Më datë 25.11.2025 patëm kënaqësinë të mirëpresim në Bibliotekën Universitare të Shkodrës drejtorin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës, z. Esat Kelmendi, në një vizitë pune që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën akademike dhe bibliotekare.

Gjatë takimit në bibliotekë, drejtorja znj. Alketa Bekteshi diskutoi me z. Kelmendi mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe projektet e përbashkëta në fushën e bibliotekonomisë, digjitalizimit dhe inovacionit në shërbimet bibliotekare.

Më pas, z. Kelmendi u prit në një takim miqësor nga Rektori Gjuraj, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe perspektivat për forcimin e lidhjeve akademike midis dy universiteteve.

Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, profesionale e miqësore, duke hapur rrugën për iniciativa të reja dhe bashkëpunime afatgjata që forcojnë vlerat e dijes dhe kulturës sonë të përbashkët.