IDMC- Instituti për Demokraci, Media & Kulturë dhuroi për Bibliotekën Shkencore Universitare 17 libra, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj.

Në takimin që pati me Drejtoren e BUSH znj.Alketa Bekteshi, Koordinatorja e Projektit, studiuesja Znj. Orjada Dajko, theksoi që librat e dhuruar janë botime me vlerë që i shërbejnë njohjes së fakteve rreth të kaluarës së Shqipërisë nën diktaturë. Në to trajtohen tema në të cilat komunizmi i kufizoi dhunshëm: bindjet e shoqërisë, besimin, kulturën, demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve. Mund të përmendim dy nga librat : “Vademecum Albania” dhe “Të mos harrojmë, Kujtesa e totalitarizmit në Europë”.

“Vademecum Albania” vjen si një bashkëpunim i IDMC me Fondacionin Federal Për Studimin e Diktaturës Komuniste në Gjermaninë Lindore (Bundesstiftung zur Aufarbeitung der SED-Diktatur). Libri është një guidë në arkivat, institucionet kërkimore, shoqatat, muzetë dhe vendet e kujtesës.

Ndërsa historia e Viktor Martinit, i cili i mbijetoi diktaturës komuniste shekullin e kaluar është hedhur në librin “Të mos harrojmë”, që Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane (PEMC) dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) kanë publikuar së fundmi.

Ju ftojmë të njiheni me këto dhe librat e tjerë të dhuruar në Bibliotekën Shkencore Universitare.