Në vazhdim të veprimtarive dedikuar “Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare”, një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Branko Kadia” vizitoi bibliotekën tonë. Ata panë nga afër koleksionin e vjetër të abetareve dhe këndimeve, të botuara gjatë viteve 1844-1944. Ky koleksion është dëshmi e punës dhe përpjekjeve të atdhetarëve e intelektualëve shqiptarë për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Gjithashtu vizituan të gjithë ambjentet e tjera të bibliotekës, duke u ndalur në fondet e pasura të librave, dhe duke marrë shpjegimet përkatëse nga specialistet e bibliotekës.